Ballina Bota

MJEDIS – Kina ndalon plastikën njëpërdorimshe

PEKIN, 20 janar /ATSH-AFP/ – Kina, ndotësja e parë e planetit, do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshme në qytetet e mëdha dhe pipave në restorante duke filluar që nga ky vit, me qëllimin për reduktimin e mbeturinave dhe ndotjes.

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës dhe Ministria e Mjedisit njoftuan një plan pesëvjeçar për reduktimin e konsumit të plastikës, ku Kina është një prej përdoruesve më të mëdha në botë.

Plani parashikon reduktimin, në pesë vjet, të 30% të shisheve dhe enëve plastike në fast-food-e.

Përveç qeseve njëpërdorimshme dhe pipave, polisteroli dhe enët njëpërdorimshme do të zhduken që prej këtij viti./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDAVOS – ”Oxfam”: Miliarderët e botës më shumë para se 60% e njerëzimit
Artikulli tjetërPresidenca e BE-së/ Ambasadori Kramaric: Kroacia, ndërmjetësuese ambicioze në mbështetje të Ballkanit Perëndimor