PARIS, 17 janar /ATSH-AFP/- Luvri, muzeu më i vizituar në botë, u mbyll sot për shkak të bllokimit të hyrjeve nga sindikatat, që protestojnë kundër projektit të qeverisë për reformën e pensioneve.
Më shumë se 100 protestues bllokuan sot hyrjen e piramidës së Luvrit, duke tundur flamuj dhe nën thirrjen “Do të vazhdojmë derisa të dalim në pension!”.
Ata u bënë thirrje turistëve, të grumbulluar para hyrjes, që t’i bashkoheshin protestës së tyre.
Administrata e Luvrit njoftoi se ata që kishin paguar biletën do të rimbursoheshin dhe se nuk përjashtohej hapja e muzeut pasdite, nëse ndërpritej bllokimi./ /ervo/























