AUSTRALI – Dëmet nga zjarret i kushtojnë turizmit 4,5 milionë dollarë

KANBERRA, 17 janar /ATSH-DPA/ – Kostot nga zjarret në sektorin e turizmit në vend do të jetë së paku 4,5 miliardë dollarë deri në fund të vitit, duke bërë vlerësime fillestare, sipas një raporti të ri.

Këshilli Australian i Eksportit të Turizmit me qendër në Sidnej (ATEC), organi kryesor i industrisë që përfaqëson sektorin e eksportit të turizmit të Australisë, bëri një studim të ri.

ATEC deklaroi se sipas studimit, numri i prenotimeve është ulur në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar, me një kosto 4,5 miliardë dollarë në industri, deklaroi sot ATEC.

Të paktën 70% e 850 anëtarëve të ATEC regjistruan një numër të konsiderueshëm anulimesh udhëtimi në Australi nga vizitorët ndërkombëtarë, deklaroi Peter Shelley, drejtori menaxhues i ATEC-së. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.