Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/01/2020

NAYPYIDAW (Birmani) – Vizitë e presidentit kinez, Xi Jinping.

KOBE (Japoni) – 25-vjetori i tërmetit që ka shkaktuar më shumë se 6 000 të vdekur në Japoni.

HERAT (Afganistan) – Mbërrijnë trupat e viktimave afgane nga rrëzimi i avionit në Iran.

PEKIN (Kinë) – PBB-ja për tremujorin e katërt të 2019.

PEKIN (Kinë) – Konferencë shtypi e ambasadorit të BE-së në Kinë, Nicolas Chapuis.

PEKIN (Kinë) – Konferencë shtypi e ministrit venezuelian të Punëve të Jashtme, Jorge Arreaza. 

FRANCË – Dita e 44-t e mobilizimit kundër reformës së pensioneve.

STAMBOLL (Turqi) – Rifillon procesi i dy gazetarëve të Bloomberg, të gjykuar për një artikull për rënien e livrës.

MOSKË (Rusi) – Serguei Lavrov bën bilancin për vitin diplomatik rus 2019.

VJENË (Austri) – Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel takon kancelarin, Sebastian Kurz.

UASHINGTON (SHBA) – Fjalim i shefes së FMN-së, Georgieva mbi shërbimet financiare.

UASHINGTON (SHBA) – Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo mban një fjalim në Organizatën e Shteteve amerikane.

TEHERAN (Iran) – Lideri suprem, Khamenei drejton faljen e madhe myslimane të përjavshme, për herë të parë që prej 2012./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/Parashikimi i motit, 17 janar
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte 17 janar 2020