TIRANE, 17 janar /ATSH/ -Moti sot do të nisë i kthjellët, ndërsa në pjesën e dytë të ditës në jug e lindje të vendit parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore do të ketë prani të mjegullës së dendur e mjegullinës. Gjatë mëngjesit e mbrëmjes në zonat malore e lokalisht deri në zonat e ulëta do të ketë ngrica.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë. Më tej erë e lehtë.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/13 | diell |
| Kukës | 0/8 | re mjegull |
| Lezhë | -1/13 | diell |
| Dibër | -4/5 | re mjegull |
| Durrës | 5/14 | diell |
| Tiranë | 2/15 | diell |
| Elbasan | 2/15 | diell |
| Berat | -2/15 | diell |
| Vlorë | 5/15 | diell |
| Korçë | -4/5 | re mjegull |
| Gjirokastër | -5/13 | re mjegull |
| Sarandë | 6/18 | diell |
/e.malaj/





















