MJEKËSI – Zbulohet bakteri bashkëpunues i sulmeve në zemër

ROMË 14 janar /ATSH-ANSA/- Shkencëtarët italianë kanë zbuluar si bashkëpuntorë të sulmeve në zemër një bakter të zorrëve, të quajtur “Escherichia Coli”, bakteri në fakt qarkullon në gjakun e pacientëve dhe gjithashtu është i pranishëm në arteriet e penguara që shkaktojnë infarktin.

Zbulimi është publikuar në gazetën europiane të zemrës, dhe është rezultat i studimit të mbi 150 personave, i udhëhequr nga doktor Francesco Violi, drejtori i Klinikës Mjekësore të Spitalit Universitar Umberto I.

Zbulimi mund të çojë në zhvillimin e ilaçeve ndaj infarkteve në zemër, por mbi të gjitha në një vaksinë parandaluese për individët në rrezik.

“Ne filluam nga intuita që disa baktere të zorrëve mund të kishin një rol në zhvillimin e sulmit në zemër, dhe nga këtu filluam një studim që zgjati mbi 4 vjet dhe zbuluam se pacientët me një sulm në zemër akute tregonin ndryshime të përshkueshmërisë së zorrëve dhe në të njëjtën kohë me bakterin E. Coli në gjak ”, theksoi Violi.

“Gjetja jonë është në përputhje me atë të studiuesve të tjerë në SH.B.A., të cilët gjetën disa baktere të zorrëve në gjakun e pacientëve me infarkt”, tha Violi.

Italianët analizuan një mostër prej 150 individësh, me 50 raste të infarktit në zhvillim, 50 pacientë kardiopatikë po pa infarkt, dhe 50 individë të shëndetshëm (grupi i kontrollit).

E. Coli u gjet vetëm në gjakun e pacientëve që mbërritën në spital me atak kardiak, ndërsa bakteri nuk ishte i pranishëm në gjakun e subjekteve të shëndetshëm /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.