TEKNOLOGJI – Rritet pas 7-vitesh tregu botëror i kompjuterave personalë

ROMË, 14 janar /ATSH-ANSA/- Pas shtatë vjetësh me një shenjë minus, tregu botëror i kompjuterave personalë po rritet përsëri, sipas të dhënave paraprake të analistëve Idc, në vitin 2019 dërgesat arritën në 266.7 milion njësi, e barabartë me + 2.7%: rritja e parë nga +1, 7% në vitin 2011.

Faktorët kryesorë kanë qenë kërkesat e kompanive për kompjuterë me sistemin e ri operativ Windows 10 në bord, në vend të Windows 7 të vjetër nga Microsoft.

Në mesin e prodhuesve, Lenovo konfirmon epërsinë e saj me 64.7 milionë PC të dorëzuar në 2019 (+ 8,2%), ndjekur nga HP (62.9 milionë, + 4,8%) dhe Dell (46.5 milionë, + 5,4%).

Të trija kompanitë së bashku zënë gati dy të tretat e tregut.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.