Ballina Flash

Rama uron me shprehjen e Thomas Jefferson: Dua ëndrrat e të ardhmes, jo historinë e të shkuarës

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Gëzuar Vitin e Ri 2020 me fjalët e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Thomas Jefferson.

“Dua ëndrrat e të ardhmes, jo historinë e të shkuarës”, janë fjalët e publikuara mëngjesin e sotëm nga Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij, ku çdo ditë ka publikuar fjalë të shenjta dhe shprehje nga filozofë të ndryshëm.

Në mbyllje të vitit 2019 dhe në vigjilje të vitit të ri 2020, Kryeministri Rama i ka ftuar të gjithë të shohin drejt ëndrrave të së ardhmes dhe jo historisë së shkuar, duke cituar ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Thomas Jefferson.

/gj.mima/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketa fiskale 2020/ Lera për ATSH: Asnjë rritje taksash as për individët as për biznesin
Artikulli tjetërEBA – Dubai me buxhetin më të madh në histori për stimulimin e ekonomisë