Ballina Aktualitet

Trupa e posaçme e regjimit 41-Bis do të mbrojë edhe drejtuesit e burgjeve

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ – Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se është krijuar një trupë e posaçme speciale e Policisë së Burgjeve që do të shërbejë në kuadër të regjimit 41-Bis për të dënuarit, e cila do të mbrojë edhe drejtuesit e burgjeve.

“Një pjesë prej jush kanë publikuar raste të kërcënimit të drejtuesve të burgjeve, dhe kjo strukturë speciale do t’i mbrojë. Padyshim edhe Policia e Shtetit duhet të ofrojë mbrojtje”, theksoi Gjonaj në një takim me gazetarët.

Ministrja është shprehur se duhet investim në një strukturë të posaçme brenda strukturës së Drejtorisë së Burgjeve, për të shmangur mbrojtjen nga policia, e cila ka shumë angazhime të tjera.

Ajo deklaroi se, do të bëhet një marrëveshje me Italinë që kartelat e të dënuarve të bëhen elektronikisht përmes një sistemi online, ku të regjistrohen hyrjet, daljet si dhe takimet gjatë periudhës së izolimit.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë/ Ujësjellës-Kanalizimet shërbime të përditshme në impiantin e trajtimit të ujërave
Artikulli tjetërIZRAEL – Netanyahu: Mposhtëm median që përhapte fake news