Ballina Flash

Gjirokastër/ Policia sekuestron 1130 kapsolla dhe 365 fishekzjarrë

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/- Policia e Shtetit në kuadër të urdhrit për parandalimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve ka sekuestruar 1130 kapsolla dhe 365 fishekzjarrë.

“Në zbatim të urdhrit të tre ministrave, “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike”, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollin e pandërprerë në subjekte të ndryshme dhe tregje me shumicë e pakicë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lëndëve piroteknike”-, njofton Policia.

“Si rezultat i kontrolleve, në Gjirokastër, në një magazinë, janë gjetur të magazinuara 1130 kapsolla dhe 365 fishekzjarrë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës vijojnë veprime e mëtejshme”-, vijon më tej njoftimi.

“Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vazhdim dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë”-, përfundon njoftimi i policisë. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFundviti/ Këmbimi valutor i qëndrueshëm
Artikulli tjetërAntikorrupsioni/ Brenda qershorit 2020, Ministria e Drejtësisë me plan integriteti