Ballina Flash

Solidariteti pas tërmetit/ Ekspozita “Continuum” sjell Durrësin përmes fotografive në vite

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/- Qyteti i Durrësit është në qendër të ekspozitës fotografike “Continuum”, e cila është hapur ditët e fundit në galerinë “Nikolet Vasia”.

Së bashku me pamjet e qytetit antik gjatë shekullit të kaluar, në fotot e autorëve të njohur vijnë edhe imazhet e portit më të madh të vendit.

Kjo ekspozitë, në të cilën janë paraqitur mbi 50 foto, vjen pak javë pas tërmetit që goditi rajonin bregdetar dhe sipas organizatorëve “është një dëshirë për të kujtuar se dhe gjeste të thjeshta si fotografia lehtësojnë sadopak”.

Ata shtojnë se ky grup fotosh në galeri “është një motiv më shumë për të besuar tek Ripërtëritja e qytetit”.

Në ekspozitë janë paraqitur foto të Durrësit në vite nga autorë të mirënjohur si dhe të pasionantëve të fotografisë artistike si Tasho, Domi, Shytaj, Jaupi, Papastefani, Neziri, etj./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTeliti: PD do ulë taksat për biznesin dhe çmimin e energjisë
Artikulli tjetër1 muaj pas tërmetit që goditi Shqipërinë/ 34 940 objekte të inspektuara, 4127 familje përfituese të bonusit të qirasë