Ballina Bota

POLONI – Kryeqyteti dimëror ndalon hedhjen e fishekzjarreve

VARSHAVË, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Qyteti Zakopane në malet Tatra, i quajtur kryeqyteti dimëror i Polonisë, ka ndaluar hedhjen e fishekzjarreve në vendet publike, njoftoi sot media lokale.

Ky ndalim, që nuk është i vlefshëm për pronat private, do të hyjë në fuqi para natës së Vitit të Ri, sipas një rezolute të këshillit të qytetit Zakopane.

Autoritetet përmendën shqetësimet për sigurinë nga zjarri si një ndër arsyet për këtë ndalim, ngaqë qyteti është i mbushur me shtëpi tradicionale prej druri, si edhe mirëqenien e kafshëve shtëpiake dhe të egra.

Megjithatë, fishekzjarret kanë qenë prej kohësh një element i domosdoshëm i festimeve të Vitit të Ri në Poloni. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFINLANDË – Turistët  fat dhe fatkeqësi për Fshatin e Babagjyshit
Artikulli tjetërJAPONI – Rënia e numrit të lindjeve kapërcen parashikimet