Ballina Bota

JAPONI – Rënia e numrit të lindjeve kapërcen parashikimet

TOKIO, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Numri i lindjeve në Japoni pritet të bjerë me 5,9 % në krahasim me një vit më parë, duke shkuar në 864 000, një rënie kjo më e shpejtë nga sa e kishin parashikuar ekspertët, deklaroi sot një zëdhënës i qeverisë.

Në një raport të Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies u raportua se shifra e këtij viti ishte më pak se gjysma e 1 755 100 të porsalindurve në vitin 1977.

Në një raport të vitit 2018, Instituti Kombëtar i Studimit të Popullsisë dhe Sigurisë Shoqërore parashikonte që numri i lindjeve të binte në 921 000 në vitin 2019 dhe në 860 000 në 2023.

Kryeministri Shinzo Abe u zotua për zgjidhjen e krizës demografike, megjithatë, numri i lindjeve ka rënë me 16 % që nga viti 2012, kur Abe mori postin si kryeministër. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Kryeqyteti dimëror ndalon hedhjen e fishekzjarreve
Artikulli tjetërMeta uron Krishtlindjet: Solidariteti që treguam gjatë tërmetit, themeli ku duhet të mbështetemi për t’u ringritur