Ballina Flash

Gëzim fëmijëve në prag festash/ Artistët e Cirkut Kombëtar pranë të prekurve nga tërmeti në Shëngjin

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Artistët e Cirkut Kombëtar ishin sot pranë të prekurve nga tërmeti në Shëngjin, për të dhuruar gëzim në prag të festave të Fundvitit.

Cirku Kombëtar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit & Shërbimi Kombëtar për Rininë, në Shëngjin Kompleksi Rafaelo, pranë të prekurve nga tërmeti, për t’i dhuruar fëmijëve gëzim, shpresë në prag festash, me artin e bukur të Cirkut.

Artistët e Cirkut Kombëtar kanë qenë pranë fëmijëve në zona të ndryshme të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që në ditët e para të fatkeqësisë natyrore me synimin për të zbutur traumën që solli tek banorët, e sidomos tek fëmijët. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotogaleri/ Tirana vesh petkun e festave të Fundvitit, ndizet atmosfera
Artikulli tjetërPastrohen inertet pas shembjes së 7 pallateve në Laç, Xhafaj: Rindërtimi nis së shpejti, standarde dhe zhvillim për qytetin