Pastrohen inertet pas shembjes së 7 pallateve në Laç, Xhafaj: Rindërtimi nis së shpejti, standarde dhe zhvillim për qytetin

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/- Vazhdon puna për pastrimin e inerteve pas shembjes së 7 pallateve në Laç. Lajmi bëhet me dije nga zv.ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj, njëherazi dhe drejtues i Qendrës Operacionale të Shtabit të Emergjencave Civile në qarkun e Lezhës.

Xhafaj njoftoi se pas shembjes së 7-të pallateve në Laç, të dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit, tashmë ka nisur faza e pastrimit të inerteve dhe më pas do nisë faza e rindërtimit.

“Rindërtimi do të fillojë së shpejti, me standarde dhe siguri për qytetarët, duke sjellë mundësi dhe zhvillim ekonomik për qytetin”-, garantoi Xhafaj.

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.