Ballina Flash

Reshjet, ekspertë rekomandojnë kujdes për parandalim aksidentesh

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Reshjet e shiut dhe dëborës shtojnë mundësinë për aksidente duke rrezikuar jetën tuaj.

Ekspertët e Institut të Shëndetit Publik rekomandojnë që në kushtet e motit të keq, të shmangen në maksimum lëvizjet me mjete motorike. Ata rekomandojnë veçanërisht kontroll të gjendjes teknike të mjetit, karburantit, paketës së ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat etj.

“Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat. Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat. Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin.
Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina. Vendosni fëmijët në vende të përshtatshme, në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie. Siguroni që aparatet e celularit  të jenë të ngarkuara dhe me bateri rezervë. Mos tentoni të kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, në vende me akull, me rrezik të lartë rrëshqitje”, -rekomandojnë ekspertët. z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD e vendosur për reformë të thellë në sektorin energjetik
Artikulli tjetërDhima në Patos: Dashuri pa kushte për fëmijët me aftësi të kufizuara