Ballina Aktualitet

PD e vendosur për reformë të thellë në sektorin energjetik

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ “Shqipëria është klasifikuar prej Sekretariatit të Energjisë në Vjenë si i vetmi vend në rajon, që ka hedhur hapa prapa në sektorin strategjik të energjisë”, deklaroi sot Eno Bozdo, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike.

Përmes një deklarate për shtyp, Bozdo siguroi se “PD është e vendosur dhe ka planin për të kapërcyer këtë krizë të thellë, të reformojë thellësisht sektorin duke synuar mbi të gjitha liberalizimin dhe transparencën e tregut të energjisë”.

“Zvarritja e reformave energjetike apo ndryshimi i tyre sipas interesave financiare të klaneve në qeverinë e Ramës, performanca e keqe e OSHEE-së, pavarësisht çmimit të rritur të energjisë, janë dy nga treguesit kryesorë të dështimit për shkak të korrupsionit”, tha Bozdo.

Kompanitë publike të sektorit, sipas tij, “do t’i nënshtrohen auditimit të thellë dhe abuzuesit me paratë publike do të përgjigjen përpara drejtësisë”.

“Reformat tona synojnë, mbi të gjitha, përmirësimin e cilësisë së furnizimit, duke ulur ndjeshëm çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe bizneset prodhuese”, tha Bozdo./m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – 18,3 milionë qytetarë udhëtojnë jashtë vendit për festat e fundvitit
Artikulli tjetërReshjet, ekspertë rekomandojnë kujdes për parandalim aksidentesh