Ballina Flash

FOTO/ Një eksperiencë ndryshe… vizitoni restorantin e parë nënujor në Europë

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Nëse doni të provoni një eksperiencë ndryshe, mund të vizitoni restorantin e parë nënujor në Europë.

I ndërtuar në Norvegji me një kapacitet total për 100 të ftuar, është restoranti më i madh në të gjithë botën. Përveç funksionimit normal si restorant, ai funksionin edhe si një qendër kërkimore për jetën detare.

Emri i restorantit është  ‘Under’ që norvegjisht do të thotë edhe ‘poshtë’ dhe ‘çudi’. Ai është 111 metra i gjatë dhe gjysmë i futur në ujë.

Muret e trasha të betonit lejojnë që ai t’i rezistojë presionit dhe tronditjes nga kushtet e detit dhe dritarja masive panoramike e restorantit ofron një pamje nga deti, pasi ndryshon gjatë gjithë stinëve dhe kushteve të ndryshme të motit.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSulmi ndaj prokurorit/ Meta: Dënim për autorët, askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit
Artikulli tjetërBasha reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës