UASHINGTON, 13 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo paralajmëroi sot Iranin se do të merrte një përgjigje të ashpër nëse ky i fundit prek interesat e SHBA-së në Irak, pas një sërë sulmesh me raketa në vend kundër një baze ushtarake që strehonte ushtarë amerikanë.
“Ne duhet (…) ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u kujtuar drejtuesve iranianë, që çdo sulm që vjen nga ata, ose nga ndonjë që lidhet me ata dhe shkakton dëme për amerikanët, aleatët tanë apo për interesat tona do të përballet me një përgjigje amerikane të ashpër”, theksoi Pompeo në një komunikatë./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.













