Ballina Bota

RIAD – ”Aramco” bën hyrjen më të madhe në histori në bursë

RIAD, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Vlera e aksioneve të gjigantit saudit të naftës, ”Aramco”, u rrit me 10% në qendrën financiare të Riadit, duke u konsideruar kështu si hyrja më e madhe historike në bursë.

Vlera e aksioneve në bursë të gjigantit të arit të zi ka fituar 3,2 rialë (0,75 euro) duke e çuar vlerën në 35,2 rialë (8,5 euro), vetëm disa sekonda pasi drejtuesi i ”Aramco”-s, Amin Nasser, i ra këmbanës duke shënuar fillimet e saj në bursë.

Kuotimi i kompanisë që gjeneron përfitimet më të mëdha në botë e ka katapultuar sursën saudite mes 10 vendeve të para në botë.

”Aramco” ka realizuar hyrjen më të rëndësishme në Bursë, në kuadër të së cilës ajo ka shitur 1,725% të aksioneve me një vlerë rekord prej 29,44 miliardë dollarë (26,5 miliardë euro).

Operacioni u krye në kuadër të një plani të gjerë reformash destinuar për të diversifikuar ekonominë saudite që varet gjerësisht nga eksporti i naftës bruto.

Të ardhurat e gjeneruara do të injektohen në megaprojektet për infrastrukturat./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Johnson: Paralizim i Brexit në rast se konservatorët humbasin zgjedhjet
Artikulli tjetërIshte-është/ Shihni transformimin në 74 sekonda të shtëpisë Toshi në Arbanë (video)