Ballina Bota

LONDËR – Johnson: Paralizim i Brexit në rast se konservatorët humbasin zgjedhjet

LONDËR, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi për rrezikun e një paralize të re të Brexit në rast se opozita laburiste fitonte zgjedhjet parlamentare të enjten.

Ndërkohë që fushata po hyn në orët e saj të fundit, konservatorët dhe laburistët po shkëmbejnë replikat e tyre të fundit për të mbledhur sa më shumë votues.

Sondazhet mbeten në favor të liderit konservator, me gjithë çastin e sikletshëm që Boris Johnson kaloi të hënën kur u përball me fotografinë e një fëmije katërvjeçar, i shtrirë në dyshemenë e një spitali në pritje të mjekimit, një imazh ky i përdorur nga laburistët për të denoncuar efektet në sistemin e shëndetit publik, të politikës shtrënguese që kanë ndjekur konservatorët për nëntë vjet./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës, kontrolle të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore
Artikulli tjetërRIAD – ”Aramco” bën hyrjen më të madhe në histori në bursë