Ballina Aktualitet

Familjet në kampin e emergjencës në Manzë/ Manastirliu: Po sistemohen në njësi strehimi të lëvizshme

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Familja Jonuzi në ka tashmë një strehë më të përshtatshme, një njësi strehimi të lëvizshme, në Manzë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se familjet e ndodhura na kampin e emergjencës në Manzë po sistemohen në njësitë e reja.

“Amelia nga sot ka një strehë më të përshtatshme, një njësi strehimi të lëvizshme, ku është sistemuar e gjithë familja Jonuzi në Manzë. Si familja e Amelias, një e nga një familjet e vendosura në kampin e emergjencës në Manzë po vendosen në njësitë e reja, që sigurojnë kushtet e nevojshme edhe për më të vegjlit”, – shprehet Manastirliu.

Sipas Manastirliut, shërbimi mjekësor vijon të ofrohet pa ndërprerje për çdo banor të prekur nga tërmeti./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPasojat e tërmetit/ 39 objekte të shembura, vijon verifikimi i ndërtesave në zonat e prekura
Artikulli tjetërE quajti masakrën e Reçakut fabrikim, Rama-Vuçiçit: Mjaft me vetëvlerësime për një luftë të ndyrë, ecni para