Ballina Bota

BRUKSEL – Holanda apel për rishikimin e ligjit të konkurrencës

BRUKSEL, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ Holanda bëri thirrje sot për një rishikim të rregullave të konkurrencës në BE, që do t’i mundësojnë Brukselit të ndërhyjë në rast se zbulon që kompanitë e vendeve të treta, të mbështetura nga shteti i tyre, po deformojnë rregullat e tregut të BE-së për të vendosur sundimin e tyre.

“Nëse ka dyshime se një kompani paraqet një sjellje potencialisht shqetësuese, Komisioni duhet të kryejë një hetim, që ka në fokus transparencën në kontabilitet”, shkruhet në deklaratën e Holandës.

Pa përmendur ndonjë vend në veçanti, Holanda ka konstatuar në një dokument pune se, kompanitë europiane duhet të përballen me operatorë ekonomikë të vendeve të treta, që nuk luajnë gjithnjë me të njëjtat rregulla loje./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanorët e pallateve të pabanueshme pas tërmetit në njësinë 6, aplikim për bonus qiraje
Artikulli tjetërProjektligji/ Qendra kulturore dhe informative në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut