Ballina Flash

Lufta ndaj drogave të forta, finalizohet operacioni “Ishulli”

TIRANË, 22 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/- Lufta ndaj drogave të forta vijon në të gjithë territorin.

Sipas njoftimit të Policisë, në Lezhë është finalizuar operacioni policor i koduar “Ishulli”, ku u vunë në pranga tre persona dhe u sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe një automjet.

“Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që lëvizte nga Tirana në drejtim të Lezhës posedonte lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen në Ishull Lezhë dhe në qytetin e Lezhës, organizoi dhe finalizoi operacionin policor “Ishulli”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës; E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë”, bëhet me dije në njoftim.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur lokalizimin e personit të dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., në Ishull Lezhë. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla”, vijon njoftimi.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi edhe i dy bashkëpunëtorëve të tij, K. Q. dhe E. H., të cilët së bashku do ta shpërndanin lëndën narkotike në doza”, përfundon njoftimi./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlani kundër informalitetit/ Kontroll në 490 subjekte, 109 gjenden me shkelje
Artikulli tjetër“Kësulëkuqja” me aktorët shqiptarë, nderohet me çmim në festivalin e Malajzisë