Ballina Bota

IZRAEL – Netanyahu dënon akuzat e rreme

JERUZALEM, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dënoi sot akuzat e rreme të motivuara nga konsideratat politike pas shpalljes fajtor nga drejtësia.

“E gjithë kjo synon të më rrëzojë”, shtoi Netanyahu në një konferencë shtypi, në të cilën ai hodhi dyshime ndaj pavarësisë së drejtësisë izraelite.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dënoi sot një “grusht shteti” kundër tij pasi u shpall fajtor nga drejtësia për korrupsion në disa çështje.

“Kjo që po ndodh është një grush shteti kundër kryeministrit”, deklaroi Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u akuzua për korrupsion, mashtrime dhe shkelje të besimit në çështje të ndryshme, njoftoi sot prokurori i përgjithshëm i Izraelit.

“Prokurori i përgjithshëm, Avichai Mandelblit vendosi të shpallë fajtor kryeministrin Benjamin Netanyahu për korrupsion, mashtrime dhe shkelje të besimit në çështjen 4000, që ka të bëjë me një shkëmbim të dyshuar me kreun e një kompanie të telekomunikacionit”, theksoi Ministria e Drejtësisë në një komunikatë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetje për Portin e Durrësit, Zingraf: Vlerësojmë klimën pozitive për biznesin gjerman
Artikulli tjetërNUREMBERG – Gjermania kritikon Turqinë për arrestimin e avokatit turk