JERUZALEM, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dënoi sot akuzat e rreme të motivuara nga konsideratat politike pas shpalljes fajtor nga drejtësia.
“E gjithë kjo synon të më rrëzojë”, shtoi Netanyahu në një konferencë shtypi, në të cilën ai hodhi dyshime ndaj pavarësisë së drejtësisë izraelite.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dënoi sot një “grusht shteti” kundër tij pasi u shpall fajtor nga drejtësia për korrupsion në disa çështje.
“Kjo që po ndodh është një grush shteti kundër kryeministrit”, deklaroi Netanyahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u akuzua për korrupsion, mashtrime dhe shkelje të besimit në çështje të ndryshme, njoftoi sot prokurori i përgjithshëm i Izraelit.
“Prokurori i përgjithshëm, Avichai Mandelblit vendosi të shpallë fajtor kryeministrin Benjamin Netanyahu për korrupsion, mashtrime dhe shkelje të besimit në çështjen 4000, që ka të bëjë me një shkëmbim të dyshuar me kreun e një kompanie të telekomunikacionit”, theksoi Ministria e Drejtësisë në një komunikatë./ /ec/
