Ballina Bota

NUREMBERG – Gjermania kritikon Turqinë për arrestimin e avokatit turk

NUREMBERG, 21 nëntor /ATSH-DPA/ Gjermania kritikoi ashpër Turqinë për arrestimin e një avokati të Ankarasë, i cili bëri hulumtime mbi azilkërkuesit, në emër të ambasadës gjermane.

Sipas një deklarate nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), avokati, i cili u arrestua në muajin shtator, besohet se kishte informacione të ndjeshme për azilkërkuesit në Gjermani.

“Tashmë hulumtimi supozohet të jetë në duart e zyrtarëve turq”, thuhet në deklaratë.

Kreu i BAMF, Hans-Eckhard Sommer, theksoi se arrestimi ishte një skandal i politikës së jashtme.

Zyra me qendër në Nuremberg dhe Ministria e Jashtme në Berlin, përdor ndihmën e avokatëve të tillë për të marrë informacion mbi arsyet e largimit të migrantëve nga vendi i origjinës dhe rrezikun e mundshëm me të cilin azilkërkuesit mund të përballen nëse kthehen. /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Netanyahu dënon akuzat e rreme
Artikulli tjetërPunimet në rrjet/ OSHEE njofton për stakime të energjisë në kryeqytet