Ballina Flash

Veliaj: Vitin e ardhshëm nisin punimet tek Piramida

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për buxhetin për Shoqatën për Autonomi Vendore dhe Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë se në punimet e Piramidës në kryeqytet do të nisin vitin e ardhshëm.

“Si kryetar i bashkisë së Tiranës, projekti më ambicioz që kemi këtë vit dhe që është propozuar në këtë buxhet, dua t’iu falenderoj qeverinë edhe ju, ka të bëjë me piramidën e Tiranës. Piramida e Tiranës është parashikuar të fillojë punimet vitin tjetër, do të jetë ndërtesë ikonë e cila do të jetë edhe investimi kryesore për vitin që vjen. Parashikohet që të jetë qendër e teknologjisë së informacionit ku 5 mijë të rinj, nxënës të kenë mundësi që të marrin kurse të standardeve më të larta ndërkombëtare kur vjen puna tek njohuritë dixhitale. Besoj se jemi në gjeneratën kur, nëse gjenerata përpara meje dilte me 10-ta dhe dinte anglisht, gjenerata e re duhet të dalë që të dijë anglisht dhe gjuhën e kompjuterave. Kështu që është kërkuar që qeveria të jetë bashkë financuese, bashkë financues tjetër është Fondi Shqiptaro-amerikan dhe bashkia e Tiranës. Qeveria në fakt e ka futur në këtë buxhet dhe dua ta konfirmojmë mbështetjen tonë për ketë projekt”- u shpreh Veliaj. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtetet anëtare të BE, angazhim të përbashkët për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetërManastirliu në Shkodër: Ulen radhët e pritjes për koronarografitë, përfituan mbi 6800 pacientë