Ballina Bota

GREQI – Rishikimi i Kushtetutës në hapat e fundit

ATHINË, 19 nëntor /ATSH-ANA/ – Procedurat parlamentare për rishikimin e Kushtetutës greke kanë hyrë në hapat e fundit, shoqëruar me debate parlamentare, ku procesi pritet të përfundojë më 25 nëntor, kur do të votohen projektligjet e shqyrtuara.

Votimi do të paraprihet nga pesë seanca plenare të plota, gjatë të cilave palët do të diskutojnë propozimet e paraqitura nga Komiteti Parlamentar për Rishikimin e Kushtetutës për projektligjet në fjalë.

Qëllimi i shumicës në pushtet gjatë debatit pesëditor është të gjejë baza të përbashkëta për çështje thelbësore të një rëndësie të madhe që do t’i mundësojnë parlamentit të arrijë një konsensus më të gjerë.

Kjo është përpjekja e katërt për të bërë ndryshime në kushtetutën e vendit që nga viti 1975, kur u krijua kushtetuta e parë e epokës së post diktaturës./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Prokuroria lëshon urdhërarreste për 133 të dyshuar lidhur me FETO-n
Artikulli tjetërSHBA – Pompeo: SHBA do të ndryshojë qëndrimin ndaj vendbanimeve izraelite