SHBA – Pompeo: SHBA do të ndryshojë qëndrimin ndaj vendbanimeve izraelite

UASHINGTON, 19 nëntor /ATSH-AA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndryshuan qëndrimin për vendbanimet izraelite të ndërtuara në Bregun Perëndimor të pushtuar duke thyer precedentin që daton mbi katër dekada.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo paralajmëroi se vendi i tij do të largohet nga mendimi juridik i vitit 1978 i Departamentit të Shtetit, që vlerësonte se vendbanimet janë ”në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Pompeo tha se ”ai mendim nuk ndihmon në procesin e paqes, duke mbrojtur qëndrimin se krijimi i vendbanimeve izraelite nga Uashingtoni nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

”Duke e konsideruar krijimin e vendbanimeve në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare nuk ka funksionuar, nuk ka përparuar kauzën e paqes. E vërteta e vështirë është se kurrë nuk do të ketë zgjidhje gjyqësore për konfliktin dhe për argumentet se kush është i drejtë dhe i gabuar derisa çështja e të drejtës ndërkombëtare nuk do të sjellë paqe”, tha Pompeo në fjalën e tij për gazetarët.

Memorandumi ”Hansell” për mbi 40 vite ka qenë themel për qëndrimin e SHBA-së mbi vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Memorandumi thotë se vendbanimet e Izraelit ”duket se përbëjnë një shpërngulje të pjesëve të popullatës së vet civile në territorin që pushton”, duke e theksuar mospërputhjen e tyre me të drejtën ndërkombëtare./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.