TURQI – Prokuroria lëshon urdhërarreste për 133 të dyshuar lidhur me FETO-n

ANKARA, 19 nëntor /ATSH-AA/ – Turqia lëshoi urdhërarreste për 133 të dyshuar të organizatës terroriste FETO në ushtri, 82 prej të cilëve ishin në detyrë aktive, bëri të ditur sot Zyra e Prokurorit Publik të Izmirit.

Hetimet e nisura për arrestimin e të dyshuarve të lidhur me FETO-n brenda Forcave të Armatosura Turke në Izmir po zhvillohen, thuhet më tej në njoftimin e Prokurorisë.

Të dyshuarit përfshijnë tre kolonelë, pesë majorë, pesë kapitenë, 12 togerë të parë, 54 nënoficerë dhe tre rreshterë, të cilët ishin në detyrë aktive.

Prokuroria po ashtu ka lëshuar urdhër për arrestimin e 14 studentëve të dëbuar nga shkollat e mbyllura ushtarake, si dhe për dy kolonelë, dy nënkolonelë, tre kapitenë të cilët nuk ishin më në detyrë për shkak të daljes në pension, dorëheqjes ose ndërprerjes së kontratës.

Urdhërarresti u lëshua për 133 të dyshuar për kontakte të pretenduara me të ashtuquajturit “imamë të fshehtë”, anëtarë të moshuar të organizatës terroriste.

Forcat provinciale të sigurisë organizuan operacione të njëkohshme në 44 provinca, përfshirë Izmirin.

FETO dhe udhëheqësi i saj me banim në SHBA Fetullah Gulen orkestruan përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, ku humbën jetën 251 persona dhe u plagosën 2 200 të tjerë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.