Ballina Bota

STAMBOLL – Ndërpritet trafiku ajror, detar dhe tokësor për shkak të mjegullës

STAMBOLL, 18 nëntor /ATSH-AA/ – Mjegulla e dendur ka bllokuar sot shërbimet ajrore dhe të trageteve, po ashtu dhe trafikun në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll.

Në një deklaratë, prefekti i Stambollit theksoi se trafiku ajror u kthye në normalitet pas ndërprerjes në orën 06:39 sipas orës lokale për shkak të mjegullës së dendur në Aeroportin Ndërkombëtar “Sabiha Gokçen” të Stambollit, në anën aziatike.

Dukshmëria e dobët shkaktoi vështirësi për shoferët veçanërisht në autostradat TEM dhe D100 të qyteti.//ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShalsi: Mbështetje financiare për sipërmarrjet që duan të rriten në treg
Artikulli tjetërPërparim gjatë 3 viteve të fundit, BB rrit vlerësimin për projektin “Rimëkëmbja e Sektorit Energjetik” në Shqipëri