Ballina Bota

ITALI – 23 të arrestuar në operacionin kundër kontrabandës së artefakteve

ROMË, 18 nëntor /ATSH-DPA/ Një operacion i gjerë kundër kontrabandistëve në Europë, çoi në arrestimin e 23 personave dhe kapjen e rreth 10 000 artefakteve arkeologjike, deklaroi Europol dhe Eurojust.

Sipas deklaratës, si pjesë e operacionit të kryer nga policia dhe agjencitë e drejtësisë të BE-së, pati 103 kërkime dhe konfiskime.

Artefaktet vinin nga rajoni jugor italian i Kalabrisë. Dy kalabrezë nga provinca Crotone, ishin në krye të rrjetit kriminal, me ndërmjetës në Francë, Gjermani, Britani dhe Serbi.

“Forcat e policisë nga të gjitha vendet e përfshira ndihmuan për të prishur rrjetin”, theksoi ministri i Kulturës Dario Franceschini, duke falenderuar të gjithë ata që ndihmuan në hetime.

Në qytetin jugor gjerman të Mynihut, u konfiskuan monedha historike, pas kontrollit në apartamentin dhe hapësirën e punës së një gruaje italiane 31-vjeçare dhe vëllait të saj 37-vjeçar. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria garanton një Presidencë të suksesshme të OSBE-së
Artikulli tjetërFRANCË- OECD publikon platformën interaktive për të dhënat e mjedisit