AUSTRI – Lukashenko kërkon afrimin e Bjellorusisë me BE-në

VJENË, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti bjellorus, Alexandre Lukashenko, i cili drejton këtë ish-republikë sovjetike që prej 25 vitesh, mbështeti sot çdo cënim të lirive demokratike duke kërkuar afrimin me Bashkimin Europian nga i cili mbetet i izoluar.

Në vizitën e parë në më shumë se tre vjet në një vend të Bashkimit Europian, drejtuesi i vendit, dikur i cilësuar si diktatori i fundit në Europë nga SHBA-ja, ka zgjedhur Austrinë, një prej partnerëve kryesorë tregtarë.

Ky vend i mbyllur prej 9,5 milionë banorë, ku dominon ekonomia shtetërore, vazhdon të jetë i varur nga Rusia.

Pasi priti në muajin mars ish-kancelarin, Sebastian Kurz në  Minsk, Alexandre Loukachenko u prit në Vjenë nga presidenti, Alexander Van der Bellen. Ai është takuar gjithashtu me Kurz, i cili u ngarkua për të formuar një qeveri.

Në një konferencë shtypi përkrah homologut austriak, një ekologjist liberal,  Lukashenko e përshkroi Bjellorusinë si një vend shumë të hapur duke kundërshtuar çdo prekje të lirive demokratike dhe të të drejtave të njeriut.

“Ne jemi sot mes Lindjes dhe Perëndimit si një “palë pinca”, por jemi mirë (…)”, theksoi presidenti bjellorus./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.