Ballina Bota

MV – Zaev: Gabimi historik i BE-së problem për rajonin

SHKUP, 13 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev përsëriti zhgënjimin e tij të thellë për ”jo”-në e  Bashkimit Europian për fillimin e negociatave të vendit të tij dhe Shqipërisë duke deklaruar se ishte është i shqetësuar për pasojat e mundshme negative që ky gabim historik i BE-së mund të ketë jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Jemi të zhgënjyer, të zemëruar dhe pak të irrituar sepse kemi marrë premtime nga Bashkimi Europian që nuk janë mbajtur”, theksoi kryeministri Zaev për ”Politico”.

“Ne nuk mund të lejojmë që ky gabim historik të ushqejë nacionalizmin, radikalizmin, populizmin dhe të rihapë problemet ndëretnike në vendin tim dhe në pjesën tjetër të rajonit”, shtoi Zaev në intervistën e marrë nga media serbe./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrupi Accor zgjeron aktivitetin e tij në Ballkan, Novoteli i parë vjen në Shqipëri
Artikulli tjetërAUSTRI – Lukashenko kërkon afrimin e Bjellorusisë me BE-në