Ballina Flash

Euro 2020/ Kombëtarja U-19 niset drejt Belgjikës për kualifikueset

TIRANË, 12 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/ Kombëtarja shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede është nisur drejt Belgjikës ku do marri pjesë në kualifikueset për Europianin e Futbollit të vitit 2020.

sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kombëtarja U-19 do të zhvillojë takimet mes datave 13-19 nëntor. Kuqezinjtë e drejtuar nga Dede, do të zbresin në fushën e lojës përballë Greqisë këtë të mërkurë, ndërkohë që më 16 nëntor do të sfidojnë të zotët e shtëpisë. Takimi i fundit luhet më 19 nëntor, ku si rival do të gjejnë Islandën.

FSHF bënë të ditur nga se nga ky raund kualifikues do të presin biletën për në turin tjetër 2 skuadrat e para dhe e treta më e mirë në 13 grupe gjithsej. Europiani i 19-vjeçarëve do të zhvillohet në Irlandën e Veriut vitin e ardhshëm. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Guterres: Xhihadistët e huaj përgjegjësi e përbashkët ndërkombëtare
Artikulli tjetërMoti i keq me erëra të forta në bregdet/ Drejtoria Detare apelon për masa nga mjetet lundruese