Ballina Flash

Lumturia e 10-vjeçarëve, “Save the Children”: Fëmijët shqiptarë renditen të parët

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ – Fëmijët shqiptarë rezultojnë më të lumturit në botë sipas një studimi të “Save the Children”.

“Save the Children” të hënën njoftoi rezultatet e një studimi mbi lumturinë subjektive të fëmijëve 10 vjeçarë. Rezultatet u ndanë në një simpozium që merrej me cilësinë e jetës së fëmijëve në Korenë e Jugut.

Sipas studimit që tërhoqi të dhëna nga agjencia hulumtuese “Children’s World”, fëmijët në Shqipëri shënuan rezultatin më të lartë me mbi 97 pikë nga 100, të ndjekur nga Greqia me 94 pikë.

Lumturia subjektive u mat përmes gjashtë pyetjeve të tilla si “A po shijoj jetën?” dhe “A ndodhin shumë gjëra të mira në jetën time?”

Studiuesit thanë që rezultatet tregojnë se fëmijët janë shumë të kënaqur me veten e tyre, me përdorimin e kohës dhe marrëdhëniet me të tjerët, dhe theksuan se mjedisi jetësor i përditshëm është i rëndësishëm për lumturinë subjektive të një fëmije.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Fillon riatdhesimi i xhihadistëve të huaj
Artikulli tjetërShkolla e mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës, kushte moderne për 314 nxënës