Ballina Bota

SHBA – OKB: Çështjet menaxheriale të kreut të UNRWA-s duhet të shqyrtohen

NJU-JORK, 6 nëntor /ATSH-DPA/ Një hetim i brendshëm fillestar i Kombeve të Bashkuara zbuloi se kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, nuk ka shpërdoruar fonde, por ka pasur probleme menaxhimi që duhen shqyrtuar, deklaron OKB në një deklaratë.

“Përjashtohet mashtrimi ose shpërdorimi i fondeve operacionale nga Komisioneri i Përgjithshëm. Sidoqoftë, ka çështje menaxheriale që duhen shqyrtuar”, shkruhej në gjetjet paraprake të një raporti nga zyra e Mbikëqyrjes së Brendshme e OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, caktoi kryetar të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërme (UNRWA), Pierre Krahenbuhl, ndërsa çështjet do të sqarohen më tej, në mënyrë që të bëhet një përcaktim përfundimtar dhe të merret çdo veprim i duhur. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHarmonia ndërfetare, një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Shqipërisë
Artikulli tjetërLVV-LDK/ Qeveria e re pritet të ketë 12 ministri