Ballina Flash

Themelohet Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

PRISHTINË, 2 nëntor/ATSH/ Me iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë është organizuar sot Kuvendi i themelimit të Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, u shpreh në këtë Kuvend themelimi të Odës së Ndërmjetësuesve, se pozita e ndërmjetësuesit paraqet një rol shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë dhe qasjes më të lehtë të qytetarëve ndaj drejtësisë.

Ai bëri të ditur se ndërmjetësimi ka mundësuar zgjedhjen e më shumë se 6 mijë rasteve deri në fund të vitit 2018 të referuara nga Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore.

Ndërsa drejtori i programit të USAID-it – Drejtësia Komerciale, Chris Thompson tha se qëllim i programit është përmirësimi i perceptimit të bizneseve dhe qytetarëve ndaj korrupsionit.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin dhe të ndihmojnë ndërmjetësimin, duke theksuar se do të mbështesin Ministrinë e Drejtësisë në zhvillimin e udhëzimeve administrative.

Mision tjetër i Odës, tha ai, duhet të jetë që të ofrojë qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kuvendi i themelimit të Odës së Ndërmjetësuesve pritet të zgjedhë anëtarët e bordit dhe kryetarin e saj./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova nderon dëshmorët e kombit Fahri Fazliu e Afrim Zhitia në 30-vjetorin e rënies
Artikulli tjetërKonispoli së shpejti në “Festën e Mandarinës”