GREQI – Mitsotakis përshëndet vlerësimin e S&P për ekonominë

ATHINË, 26 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis përshëndeti sot vendimin e agjencisë së vlerësimit “Standard and Poor’s” për të ulur me një nivel vlerësimin e borxhit të Greqisë duke parë prova që ekonomia po forcohet.

Në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje, S&P njoftoi se vlerësimi i borxhit grek kishte kaluar nga “B” në “BB-” dhe se ekonomia greke kishte një perspektivë pozitive, gjë që nënkupton se ajo mund të rritet në 12 muajt e ardhshëm.

“Kjo provon se ekonomia jonë po riforcohet”, theksoi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Programi ynë i reformave është i destinuar për të tërhequr investimet, për të krijuar vende pune, për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe për të rivendosur akoma më shumë besimin në ekonominë tonë”, shtoi ai.

“Ne jemi plotësisht të angazhuar për këtë”, nënvizoi Mitsotakis.

Athina ka parashikuar një rritje ekonomike prej 2,8% në vitin 2020 duke respektuar kufizimet buxhetore të vendosura nga kreditorët, sipas një projektbuxheti të prezantuar më herët./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.