Ballina Flash

Konfirmohet medalja në botëror, Çalja: Medalja është e Shqipërisë, e shqiptarëve dhe personalisht e imja

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Kur ka kaluar pak më shumë se 1 muaj nga fitimi i medaljes së bronztë në botërorin e peshëngritjes, Briken Çalja jep lajmin ku thotë se tashmë medalja mund të quhet e konfirmuar pas kalimit të testimit antidoping.

Peshëngritësi shqiptar shprehet jashtëzakonisht i lumtur duke thënë se, “medalja botërore është e Shqipërisë, e shqiptarëve dhe personalisht e imja. Ka kaluar çdo afat i mundshëm për të shuar dyshimin e mendjes më skeptike në lidhje me medaljen e Botërorit të Tajlandës”.

Pas përfundimit të testeve antidoping, Çalja shprehet se “mund të themi plotësisht të bindur që Shqipëria ka një medalje bronzi botërori të përfaqësuar nga Briken Çalja”./r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Qendër e re shumëfunksionale pranë banesave për qytetarët e Patosit
Artikulli tjetërPD përshëndet rezolutën e PE, Bardhi: Mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj