PD përshëndet rezolutën e PE, Bardhi: Mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj

TIRANË, 24 tetor /ATSH – I. Vata/ Partia Demokratike përshëndet përshëndet rezolutën e Parlamentit Europian që votoi sot me 412 vota për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria është me fat që ka kaq shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit europian! Mirënjohje për mbështetjen e sotme të Parlamentit Europian! Ky është një tjetër mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

Po ashtu Bardhi shton se “është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e radhës”.

“Shqipëria ka nevojë për një qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin europian, që është e sinqertë me partnerët europianë dhe nuk tenton t’u hedhë hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Europa”, shprehet ai. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.