Ballina Bota

SHBA – Pentagoni: Vazhdim i bashkëpunimit me kurdët kundër ISIS-it

UASHINGTON, 16 tetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me luftëtarët kurdë të Forcave Demokratike Siriane në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik, theksoi sot një zyrtar i lartë i Pentagonit.

“Ne do të shikojmë se çfarë lloj mbështetjeje mund të japim për FDS edhe pse ne nuk kemi më forca në veri të Sirisë”, theksoi për shtypin ky zyrtar i lartë.

Përballë operacionit ushtarak turk në Siri, SHBA-ja njoftoi tërheqjen e mijëra ushtarëve amerikanë që ndodhen ende në verilindje të vendit, por ajo theksoi se do të ruante garnizonin e Al-Tanf, në kufirin jordanezo-sirian, ku ata mbajnë aktualisht rreth 150 ushtarë.

“Ne do të ruajmë këtë pozicion të Al-Tanf që do të na mundësojë të vazhdojmë këtë mision në jug”, theksoi zyrtari i lartë të Pentagonit.

“FDS kanë qenë një partner i rëndësishëm. Mendoj se ata kanë sinjalizuar vullnetin e tyre për të vazhduar luftën kundër Shtetit Islamik në Siri”, shtoi ai./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjekte dhe kantiere pune për Durrësin turistik
Artikulli tjetërBanka e Shqipërisë ndërhyn në tregun valutor