Ballina Flash

Shkodër/ Vijojnë punimet për godinën e re të Drejtorisë së Policisë

TIRANË, 14 tetor/ATSH- Arbi Fortuzi/ Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka inspektuar punimet për godinën e re të Drejtorisë së Policisë Vendore të Qarkut Shkodër.

E shoqëruar nga Deputetë të tjerë të Komisionit të Sigurisë, Deputetja Felaj u ndal dhe te rezultatet e arritura nga polica e Shkodrës në 9-mujorin e parë të vitit 2019.

“Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, për rezultatet e punës për nëntëmujorin 2019, për nevojat për kapacitete njerëzore dhe materiale të shtuara, për investimin e Qeverisë për godinën e re të Drejtorisë së Policisë, një investim i cili do duhet te pasohet me investime në komisariate dhe stacione të ndryshme policore, jo vetëm në Shkodër por edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë”-, bën të ditur Felaj.

“Rëndësia e gjithçkaje kuptohet më mirë kur i prek këto institucione, kur flet me njerëzit, ballafaqon të dhënat, qoftë edhe për të kuptuar sesi mund dhe duhet të përdoret më mirë paraja publike”-, nënvizoi Felaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër, integrim personave me çrregullime të spektrit autik
Artikulli tjetërKandidati për SPAK/ Prokurori Besim Hajdarmataj përballet me Vetingun