Ballina Bota

PARIS – Macron: Kombi të mobilizohet kundër hidrës islamike

PARIS, 8 tetor /ATSH-AFP/ Presidenti francez, Emmanuel Macron, premtoi se kundër terrorizmit islamik do të zhvillohet një luftë e pamëshirshme, duke u bërë thirrje francezëve që të bashkohen, gjatë ceremonisë mortore të katër funksionarëve të vrarë në prefekturën e policisë së Parisit, nga një koleg radikalist.

“Vetëm institucionet nuk do të jenë të mjaftueshme për të zhdukur hidrën islamike. I gjithë kombi duhet të bashkohet, të mobilizohet, për të vepruar”, – tha ai gjatë një fjalimi 15-minutësh në prani të shumë politikanëve, midis të cilëve edhe qeveritarë./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPartitë opozitare rumune, mbështetje fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë
Artikulli tjetërBanka Botërore vlerëson Bankën e Shqipërisë për planin e masave në nxitjen e kreditimit