Ballina Flash

Ambasadori Amerikan në Graçanicë: Uroj që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike

PRISHTINE, 6 tetor/ATSH/- Shkollën “Kral Milutin”, me numrin më të madh të votuesve në Graçanicë, e ka vizituar ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, i cili uroi që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën, duke vizituar qendrat e votimit dhe unë kam vizituar personalisht qendrat e votimit në Prishtinë, Prizren, Graçanicë”, tha ai.

Ndërsa, Vladimir Mirkiç, menaxher i shkollës “Kral Milutin” në Graçanicë, theksoi se vendvotimi është hapur me kohë dhe nuk është e evidentuar asnjë parregullsi.

Ai ka mohuar të ketë pasur ndonjë lëshim në këtë vendvotim, duke shtuar se të drejtë vote në këtë qendër votimi kanë rreth 22 mijë qytetarë.

Vërehet një interesim i madh i banorëve të Graçanicës dhe Llapnasellës për të votuar, ku sipas KQZ, deri në orën 11:00 në Graçanicë kanë votuar rreth 15 për qind e qytetarëve me të drejtë vote./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga Australia dhe Serbia tek SHBA e Brazili, garues nga 42 shtete të botës “pushtojnë” kryeqytetin për Maratonën e Tiranës
Artikulli tjetërQershor-gusht/ 13.1% më shumë shtetas të huaj këtë vit në Shqipëri