Ballina Flash

​Limaj: Emërimi i Grenell, dëshmi e përkushtimit të SHBA për arritjen e marrëveshjes

PRISHTINË, 4 tetor/ATSH/- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se emërimi i ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, është lajm i mirë.

Limaj tha se në të njëjtën kohë, ky emërim tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

“E kam thënë në vazhdimësi se Kosova nuk duhet t’i ikë asnjëherë tavolinës së bisedimeve dhe se procesit të dialogut duhet t’i paraprijë një agjendë e qartë”, deklaron Limaj. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 34 mijë vëzhgues në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë
Artikulli tjetërKosovë/​ Arrijnë mbi 8 mijë fletëvotime nga diaspora