Ballina Flash

FOTO/ Bashkia e Sarandës mbështetje dhe zgjidhje të problemeve për të moshuarit

TIRANË, 1 tetor/ATSH/- Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma u premtoi sot të moshuarve në Qendrën Ditore Polivalente mbështetje dhe zgjidhje të shqetësimeve e problemeve të tyre.

Gjatë vizitës në kuadër të 1 Tetorit, Ditës Botërore të të Moshuarve, Gurma u takua me banorët e kësaj qendre sociale, që është nën kujdesin e bashkisë.

Kryebashkiaku Gurma përgëzoi stafin e kësaj qendre për shërbimet në standarde bashkëkohore që ofrojnë dhe ka premtuar mbështetje dhe vëmendje në rritje nga ana e bashkisë.

Ai u bë pjesë e gëzimit dhe festës së të moshuarve që patën pranë grupe të fëmijëve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, të cilët performuan artistikisht. Një foto e përbashkët me të gjithë banorët dhe stafin, ka qenë kujtimi i kësaj dite të shënuar.

Në largim nga Qendra Polivalente, Gurma, u takua dhe dëgjoi me shumë vëmendje edhe të moshuar të tjerë, që nuk marrin trajtim në këtë qendër, por janë të pranishëm në mjediset përreth, ku ofrohen lojëra të ndryshme dhe shërbime bar-kafe. /k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeprat e tre brezave të familjes Buza të inventarizohen dhe muzealizohen
Artikulli tjetërPas ekzaminimit nga mjekët, Erion Xhangolli, po kthehet në shtëpi