TIRANË, 24 shtator /ATSH/ – Familjet e vendosura në Konvaleshencë do të kenë të gjithë kujdesin e nevojshëm deri në normalizimin e gjendjes dhe gjetjen e zgjidhjes për banesat e tyre të dëmtuara.
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Blendi Çuçi dhe deputeten Milva Ekonomi vizituan familjet e vendosura në Konvaleshencë, shtëpitë e të cilave u dëmtuan pas tërmetit.
Ajo siguroi se “familjet e vendosura në Konvaleshencë, do të kenë të gjithë kujdesin e nevojshëm deri në normalizimin e gjendjes dhe gjetjen e zgjidhjes për banesat e tyre të dëmtuara”.
“Bashkë me ministrin Bledi Çuçi, deputeten Milva Ekonomi dhe ndihmën e bizneseve ofruam ndihma të ndryshme për të kapërcyer këtë situatë emergjente. Të gjithë të jemi sa më pranë atyre që sot kanë nevojë”, – tha Sako.
/gj.mima/ /a.g/























