MOSKË, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Të paktën 10 anëtarëve të delegacionit rus, përfshirë Presidentin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit, Konstantin Kosachyov, u është mohuar viza nga ana e SHBA dhe nuk mund të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
‘’Kjo nuk është e drejtë. SHBA duhet të respektojnë rregullat ndërkombëtare’’, theksoi Kosachyov për agjencinë Interfax./ /os/ a.jor.























